Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë dakordohen për shkëmbim përvojash

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë dakordohen për shkëmbim përvojash

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:48
Foto gjatë takimit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Rohde duke i uruar detyrën Mehajt konfirmoi qëndrimin e Gjermanisë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, si dhe konkretizimin e aktiviteteve dhe shkëmbimeve të përvojave të përbashkëta në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Gjermanisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të dy theksuan rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit bilateral dhe zgjerimit të fushave të interesit të përbashkët në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat