Ish këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj i ka reaguar kryeministrit Kurti i cili më herët gjatë ditës i doli në mbrojtje Donika Gërvallës duke thënë se ajo e mbron dhe afirmon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në formë ironike, Behramaj i është përgjigjur duke i thënë se “aq mirë po e mbron ai dhe Gërvalla UÇK-në, sa që Bërnabiq dhe Selakoviq mund të shijojnë letargjinë e gjumit dimëror”.
Postimi i plotë:
Po Albin, ti dhe kryediplomatja Schëarz po e mbroni dhe afirmoni shumë mirë luftën tonë çlirimtare. Jo vetëm Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por edhe Rexhep Selimin po e mbroni aq mirë, saqë Vuçiqi, Bërnabiqi apo ai Selakoviqi lirisht mund ta shijojnë edhe letargjinë e gjumit dimëror.
Ani qytetarët u besonin premtimeve të Kurtit, që kur Vetëvendosje vjen në pushtet do ta mbyllë krejtësisht Gjykatën Speciale!