Kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, po qëndron në Prishtinë, ku sot ka zhvilluar takimin me homologun e tij kosovar, Shpend Ahmetin.
Por ai ka vendosur që ta shijoj paksa edhe kryqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Ku së bashku me Ahmetin kanë zgjedhur një vend të lartë si duket në ballkonin e Katedrales, për të shkrepur edhe foto.
E foton me kreun e Athinës e ka postuar, Gëzim Rafuna, i cili është drejtor për Investime Kapitale në Prishtinë.
"Pamje e bukur e qytetit, vizita e Kryetarit të Athinës z. Kostas Bakoyannis(Κώστας Μπακογιάννης).", ka shkruar Rafuna në Facebook.