Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli, ka reaguar pasi sot i është përmendur emri në lidhje me rivarrimin e tre heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Ish-pjesëtari i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ka treguar se asnjëherë dhe askush nga familja Gërvalla nuk ka kërkuar që TMK-ja të mos merrte pjesë në ceremoninë e rivarrimit të heronjve, përcjell Bota sot.
Reagimi i Dugollit në Facebook:
Meqë më ishte përmend emri, sot u kontaktova nga T7 për një prononcim në lidhje me një ngjarje që kishte ndodhë në vitin 2002, rreth rivarrimit të tre heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
E vërteta është se asnjëherë dhe askush nga familja Gërvalla nuk ka kërkuar që TMK-ja të mos merr pjesë në ceremoninë e rivarrimit të heronjve.
Përkundrazi, TMK-ja (ushtarë dhe eprorë të saj), me dhjetëra herë kanë bërë homazhe tek varret e heronjve Gërvalla, kemi vizituar familjen e tyre dhe gjithmonë kemi qenë të mirëpritur..