Kryetari i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, përmes një postimi në facebook ka hedhur akuza të rënda.
Ai ka përmendur me emër ata të cilët, sipas tij janë vranë anëtarët e LDK-së.
“Këto dy ditë po dëgjojmë dhe lexojnë reagime dhe lehje qenesh kundër z. Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ka kurajon dhe guximin të kërkoi ngjarjen e turpshme dhe tradhtare të vrasjeve politike të figurave të nderuara të LDK-së, eprorë dhe ushtarak të krahut institucional dhe gazetar që denoncuan këto vrasje makabre. E gjithë kësaj i ka parapri një plan dhe strategji e përgatitur mirë nga pushteti i Tiranës (Nano- Klosi), me krerët e të majtës Enveriste në Mërgatë (Xh. Haliti, I. Kelmendi, B. Islami, H. Thaçi...) për eliminimin dhe dobësimin e të djathtës LDK-së dhe ish presidentit historik Dr. I. Rugova”, shkruan Ferizi, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Hetim ndërkombëtar për organizatën kriminale SHIK, dhe partitë e PAN-it dhe hajnat e Rognerit dhe Fondet e Luftës.
Këto dy ditë po dëgjojmë dhe lexojnë reagime dhe lehje qenesh kundër z. Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ka kurajon dhe guximin të kërkoi ngjarjen e turpshme dhe tradhtare të vrasjeve politike të figurave të nderuara të LDK-së, eprorë dhe ushtarak të krahut institucional dhe gazetar që denoncuan këto vrasje makabre.
E gjithë kësaj i ka parapri një plan dhe strategji e përgatitur mirë nga pushteti i Tiranës (Nano- Klosi), me krerët e të majtës Enveriste në Mërgatë (Xh. Haliti, I. Kelmendi, B. Islami, H. Thaçi...) për eliminimin dhe dobësimin e të djathtës LDK-së dhe ish presidentit historik Dr. I. Rugova.
Po kjo garniturë politiko-kriminale ka bërë PUÇ mbi organizimin e UÇK-së si brenda dhe jashtë,
-Ju përpiluat LISTAT e ZEZA, për eliminim fizik e politik të atyre që sot akuzohi nga Haga,
- Ju vrarë, bletë dhe kërcënuat dëshmitar,
- Ju vratë kol. dhe MM se Luftës Ahmet Krasniqin,
- Pse janë në burg dhe çka deklaruan vrasësit me pagesë Shkumbin Mehmeti, Bedri Krasniqi, Florim Ejupi, të vrarët Ruzhdi Shaqiri, Agron Sylejmani, Qerim Kelmendi, kush i paguante dhe kë kishin në thumb për ta vrarë, kush fshihet pas tyre dihet, janë kapsit dhe hajdutet milioner të Shtetit që 20-vite,
- Pse derdhin lotë krokodili për Gjykatën e Hagës, aty janë gjyqtar dhe prokuror nga shtetet mike nga (SHBA, Gjermani, Angli, Francë), janë me integritet dhe profesionist të njohur,
-Pse kanë frikë nga Gjykata nëse janë të pastër, pse paguhen MILIONA për mbrojtje, ata akuzohen për vrasjen e Shqiptarëve dhe jo Serbëve,
-Pse nuk i shpenzojnë milionat e vjedhura, zhvatur nga Shteti,
-Në Hagë është mashtrim sepse aty nuk akuzohet UÇK-së por individ që në emër të UÇK-së kanë kryer veprime kriminale kjo dokumentohet nga shërbimet e Gjermanisë dhe SHBA,
- Pasiqë qenkan “Patriot“, pse nuk e paditen Serbinë për krime dhe gjenocid ndaj Shqiptarëve,
- Çka ju ofroi Shteti familjeve të vrarëve pos punësime për të ua mbyllë gojën dhe ndonjë post,
Pse hesht LDK e cila është e goditur, dhe ish kryetari z. Mustafa paturpshëm kërkon nga Shteti garanci për lirim dhe mbrojtje në liri, ndërsa në fushatë elektorale për vota thoshte SHIK-u kriminal dhe PDK-së zhvatëse e Shtetit dhe mbrojtëse e krimit, mashtrim se jo mahi.
Ai që ka gjak e gjen Shqiptari kurrë nuk thotë që UÇK është kriminale, por janë element dhe eksponent kriminal, haraqëgji që e njollosen atë gjak e sakrificë sublime të bijve dhe bijave të Kosovës.
KRIMI KA EMËR - MOS NDËSHKIM NGA DREJTËSIA!