Policia e Kosovës është duke vazhduar edhe sonte me inspektimin e masave antiCOVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e parandalimit dhe luftimit të përhapjes së koronavirusit.
Sipas njoftimit policia me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Duke respektuar masat anti COVID, ruajmë shëndetit publik
Policia e Kosovës me njësitet e saja në terren dhe me institucionet tjera po bëjnë përpjekje në parandalimin e përhapjes së pandemisë, në mënyrë që të gjithë ne ti kthehemi normalitetit sa më parë.
Kjo është e mundur vetëm nese të gjithë së bashku i orientojmë objektivat tona në arritjen e qëllimit të përbashkët, respektimi i masave; mbajtja e higjienës, mbajtja e distancës fizike dhe bartja e maskës.