Blerim Latifi tallet me deputetët: T’i, Halim që s’di këndim…

Aktuale

Blerim Latifi tallet me deputetët: T’i, Halim që s’di këndim…

Më: 6 maj 2021 Në ora: 09:58
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka përshëndetur deputetët e Kuvendit të Kosovës, me disa vargje të Fan Nolit.

Në ditën kur deputetët do të diskutojnë për arsimin, Latifi ka publikuar vargjet e Nolit nga poezia Sulltani dhe Kabineti,

“Sot deputetët paskan debat parlamentar për arsimin në Kuvendin e Kosovës.E përshëndes këtë debat me vargjet e Nolit nga poezia Sulltani dhe Kabineti:

Ti, Halim që s’di këndim,

Je vezir për arsim…”, thuhet në postimin e Latifit.

Ndryshe, ky postim i tij vjen pas publikimit të formularëve për broshurën parlamentare. Në këta formularë, shumë deputetë s’kanë ditur ta shkruajnë fjalën “shqiptar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat