Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman.
Në kabinetin e presidentes, ku po mbahet takimi, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Ministri i Jashtëm kroat më herët është pritur në takim nga ministrja e Punëve te Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Pas takimit me Gërvallen, Radman njoftoi se do t’i dhurojnë për Kosovën 10 mijë vaksina anti- Covid.