Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.
Nuk ka deklarim për media rreth këtij takimi.
Kryediplomati kroat ka folur pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ku tha se është kundër ndryshimit të kufijve dhe se përkrah dialogun me Serbinë dhe heqjen e vizave.
Gjithashtu ministri kroat është takuar edhe presidentet Osmani.