Kjo ka qenë biseda që ka çuar LDK ta lëshojë sallën. Replikat janë bërë mes shefit të GP të LDK-së Arben Gashi dhe kryesueses së seancës, Saranda Bogujevci.
Biseda e transkriptuar:
Arben Gashi: Deputetët në rastin minimal duhet të jenë të barabarë në kohën që shpenzojnë. Ju po leni ministrat me folë 10 minuta, deputët 2 minuta.
Saranda Bogujevci: Zotëri Gashi a doni ti referoheni diskutimeve
Arben Gashi: Dua ti referohem të drejtës time si deputet dhe si kryetar i grupit për të ngritur mocion procedural
Saranda Bogujevci: Jam shumë e vetëdijshme për të drejtat e tua dhe secilit.
Arben Gashi: Mocion procedural
Saranda Bogujevci: Ju lutem regjia ndërpriteni fjalën.
Arben Gashi: Nuk mundesh me ma ndalë fjalën, mos…oj ti.