Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndaj këtyre zhvillimeve, ka reaguar aktivisti Rron Gjinovci i cili ironizoi me deputetët e Kuvendit.
“Kur Kuvendi është përplot me analfabetË, çka pritshim na, me diskutu për teoritë e fundit politike e ekonomike a”, shkroi Gjinovci në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kur Kuvendi është përplot me analfabetË, çka pritshim na, me diskutu për teoritë e fundit politike e ekonomike a