Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka takua Mentor Aganin në 22 vjetorin e babait të tij nga forcat serbe.
"Mentor Aganin e takova sot, pikërisht në këtë ditë të 6 majit, për të gjetur tek ai kujtimet e babait të tij, Fehmi Aganit, i cili 22 vjet më parë u vra nga forcat serbe", tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së tha se si një ndër ideologët më të dalluar të shtetit të Kosovës, ai do të kujtohet gjithëherë si një burrështetas i urtë por i palodhshëm; modest në veprimin politik, por i dashur nga të gjithë.
"Nga Mentori mësova dhe për anën tjetër të tij - të përditshmërisë", tha Abdixhiku.
Sipas tij profesor Agani i dha frymë formimit tonë ideologjik, politik e shtetëror. Prandaj dhe u vra si hakmarrje e dëmtim ndaj shtyllës sonë intelektuale e udhëheqëse për shtetësi.
Si pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, Pavarësisë e Demokracisë, ai ka motivuar mendjet e tashme e do t’i motivojë edhe ato të ardhshme.
"Rruga intelektuale dhe politike e tij mbetet udhërrëfim e mision i pashterrshëm për ne në LDK, tha kryetari Lumir Abdixhiku.
Postimi i plotë