Sot në Kuvendin e Kosovës, ka ndodhur një përplasje e ashpër ndërmjet deputetëve.
Pas asaj që u pa në Kuvend, ka reaguar profesor universitar Fadil Maloku.
Ai parmes një postimi në Facebook, thotë se kjo po ndodh prej smirave të tyre, të cilët paguhen 2500 euro në muaj.
Postimi i plotë:
Turpi me brina s'është!
O deputet, u bëtë gazi i botës! Krejt këto sharje-fyerje i keni prej smirave. Derisa populli po vuan nga depresioni kolektiv që ia ka shkaktuar papunësia enorme dhe varfëria galopante, Ju me pagë 2500€, në vend që të avokoni mjerimin dhe ta luftoni krimin e korrupsionin, po fyheni dhe po shaheni sikur të ishi armiq e jo rival politik!
Shikone more trupin Tuaj, si është dhjamosur!?
Turpi i Zotit!
Na bëtë horë!