Në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së sotme pati tentime për përleshje fizike, ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të VV-së.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka akuzuar deputetin e VV-së, Besim Muzaqin, se i ka shtyrë deputetët e partisë së tij.
Për këtë ka reaguar, deputeti i VV-së, i cili ka publikuar një foto të ish presidentit Hashim Thaçi, të shoqëruar me një deklaratë të dhënë në vitin 2015, ku thoshte se “kush nuk e voton Gjykatën Speciale është armik i pavarësisë dhe i UÇK-së”.
Po ashtu, Muzaqi ka shkruar në Facebook, se PDK në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin.
Postimi i plotë:
Një opozitë si kjo, pa kauzë e pa ide! Një PDK që në mungesë të argumentit vjell vrer e ofendon secilin.
Mos u turrni me yrysh e me gjuhë analfabetësh funksional sepse as nuk ua kemi frikën as respektin!
E sa i përket vajtimit tuaj me lot krokodili për Gjykatën Speciale ua rikujtoi që atë ia mbivendoset Sistemit të Drejtësisë pikërisht ju!