Në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pati përplasje të ashpra mes qeverisë dhe opozitës, kamerat kanë kapur fytyrat e deputetëve të Listës serbe.
Ata, sipas gazetarit Xhevdet Pozhari, e kanë shijuar “shfaqjen e preferuar”, teksa deputetët e partive shqiptare grindeshin në mes vete, përcjell Bota sot.
“Lista Srpska t'u e shiju shfaqjen e tyre të preferuar kur shqiptarët grinden ndërmjet vete. Plani i tyre: Le ta sheh bota çfarë “egërsira” janë dhe sa në hall jemi me ta!”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.
Në këtë seancë, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvallës, për deklaratat e saj mbi individë të UÇK-së. Debati u përcoll me tensione mes deputetëve dhe për pak sa nuk kaloi në rrahje fizike./BS