Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar ndaj votimit pro ndarjes së 11 milionë eurove për rrymën në veri nga deputetët e VV-së.
Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj i ka quajtur “praktikantë” deputetët e VV-së, duke thënë se ata “të marrin në qafë me hipokrizi”.
Sipas tij, deputetët e VV-së janë popullistë të shndërruar në konformistë.
Postimi i plotë:
Një herë mbetën vetëm në Kuvend, shikoje çka bëjnë. “Praktikantët” të marrin në qafë me hipokrizi.
Ah mos ta harrojmë “pse me pague rrymën në veri për ata që na i vrasin vëllezërit”!
Popullistë të shndërruar në konformistë.