Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar disa fotografi të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
Latifi thotë se këta deputetë po argëtohen derisa deputetët e partive shqiptare po shaheshin me njëri tjetrin.
Ai e quan këtë situatë poshtëruese për Kosovën.
“Deputetët e Listës Serbe duke u argëtuar me deputetët e partive shqiptare që po shaheshin e pështyheshin me njëri-tjetrin pak metra më tutje. Çfarë situate poshtëruese për këtë vend të shkretë, i cili gabimisht paska menduar se mundësia e Serbisë me u tallë me të ka marrë fund në vitin 1999!”, shkruan Latifi në Facebook.