Edhe avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj është përfshirë në situatën e krijuar ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.
Gërvalla po sulmohet nga përkrahësit e PDK-së dhe atyre liderëve të që janë tashmë të arrestuar e të burgosur në Hagë.
Halilaj thotë se një aksion i Gjykatës Speciale do të qetësonte situatën.
Ai pyet se kush guxon të frikësoj një zonjë e cila i ka kontribuua drejtësisë.
“Një aksion simbolik nga Gjykata Speciale diçka i ngjashëm me atë të OVL/UCK-së, në mbrojtje të znj. Donika Gërvallës, fort kish me qetësu situatën.
Kush guxon të sulmon/frikësoj një zonje e cila i paska kontribuar drejtësisë..”, shkruan Halilaj në facebook.