Ish-deputeti i Kuvendit të Kosvës nga radhët AAK, Gazmend Syla, ka shpërndarë një kartolinë të dërguar nga heroi i Kosovës, Luan Haradinaj, për babain e tij, Gani Syla.
E shkruar si urim për vitin 1997, aty shihet dorëshkrimi i dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj.
Kartolinën Luani ia kishte dërguar Sylës nëpërmjet të vëllait, Ramush Haradinaj, që atëbotë gjindeshin në Zvicër.
“Kjo kartolinë mban shkrimin e Luan Haradinajt, i cili përmes Ramushit, ia uronte vitin e ri, Gani Syles, babait tim që atëkohë ishte në Zvicër me Ramushin”, ka shkruar Gazmend Syla në Facebook,
“Për Gani Bogdanin
Tungjatjeta dajë,
Ja unë Luani me anë të kësaj pamje nga Kruja të uroj gëzuar vitin e ri 1997.
Të fala shumë nga Luan Haradinaj”, shkruan në kartolinën e Luan Haradinajt.
Luftëtari i lirisë sot ka përvjetorin e 24 të rënies dëshmor, gjersa po hynte nga Shqipëria me armatin në Kosovë.
Kjo kartolinë mban shkrimin e Luan Haradinajt, i cili përmes Ramushit, ia uronte vitin e ri, Gani Syles, babait tim që atëkohë ishte në Zvicër me Ramushin. Lavdi Luan.
Posted by Gazmend Syla on E enjte, 6 Maj 2021