Në rrugët e Prishtinës, sot janë vendosur posterë kundër zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovë Donika Gërvallës.
“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!, ishte mbishkrimi posterëve të vendosur në rrugë të Prishtinës.
E derisa nuk dihet autori i tyre, portrete kundër Partisë Demokratike të Kosovës, ka paralajmëruar Arianit Beqiri, asistent i kryeministrit Albin Kurti, përcjell Bota sot.
“Portret pafytyrësisë së PDK-së.”, ka shkruar ai në Facebook, ku ka publikuar një imazh, ku shihet duke punuar në një poster të madh.
Sulmet ndaj ministres Gërvalla nga opozita janë shtuar edhe më shumë sot gjatë seancës së Kuvendit, ku gati sa nuk pati përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së./BS