Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka treguar versionin e tij, për përplasjen e sotme në Kuvendin e Kosovës.
Kastrati ka akuzuar LVV-në, për sjellje opozitare në Kuvend.
Sipas tij, Sali Zyba i ka shkuar pas shpines duke i kapur dorën, e që sipas tij, duke e provokuar Kastratin për reagim.
“Albin Kurti e ka ndërtuar këtë gjuhë në Kosovë. Pas atyre fjalimeve provokative të kësaj Gërvallës. Unë e shtyva sepse ky më erdhi pas shpine, ma kapi dorën. këta janë mësuar mrapa. Këta spo munden me u ambientu, këta akoma sillen si opozitë, bëjnë këto skena”, ka thënë Kastrati.
Gjatë seancës së Kuvendit, pati tentim të përleshjes fizike mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike.