Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se dikush nga deputetët e PDK-së i ka thënë “lavire” Saranda Bogujevcit.
Ai ka thënë se gjërat u tensionuan në Kuvend dhe se u përdorën fjalë të rënda.
“Asaj i është thënë një term pezhorativ”, tha ai.
Kur u pyet se a ishte fjala “lavire” ajo që ishte thënë nga deputetët e PDK-së.
“Po ajo ishte fjala e përdorur”, tha ai.
Tutje ai ka thënë se situata nuk eskaloi për shkak të deputetëve të VV-së.
“Për shkak se ne ruajtëm qetësinë situata në Kuvend nuk eskaloi. Më vjen keq për këtë nivel të treguar në seancën e sotme. Situata u tensionua pas fjalimit të Donika Gërvallës”, tha ai.