Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se incidenti që ndodhi këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës ishte orkestrim i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ka kaluar shumë mirë krahasuar me provokimet. E kanë ditur skenarin, u ka konvenuar t’i ikin debatet për arsimin. Kosova është vendi i fundit në botë që ka më sa paku njerëz të vaksinuar kundër COVID-19”, është shprehur Shala.
“Donin ekcese. Kemi kërkuar që ta kemi pushim që të mblidhej kryesia. Donin të mbulonin shkeljet ligjore”.
Shala ka thënë se PDK nuk qëndron pas grafiteve të publikuara në Prishtinë kundër Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.