Shkumbin Demaliaj, ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur të turpshme fushatën ndaj ministres Donika Gërvalla dhe posterët e vendosur nëpër Prishtinë.
Ai ka thënë se kjo është një fushatë shumë e ulët.
“Ndjej keqardhje për atë cilësim. Është turp i turpit ai që e nin veten që ka gjak shqiptari me ba krahasim të Donika Gërvalles me Vukciqin. Ne mund të kemi averzione, kundërshtime politike çdo ditë.
Por, ky cilësim është shumë i ulët dhe i kisha lut ata që merren me këto etiketime të mos bien kaq ulët. Ky cilësim është shumë i ulët”, tha Demaliaj.