Kurti priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis

Aktuale

Kurti priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:03
Kostas Bakoyannis, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili e përgëzoi për zgjedhjen kryeministër dhe për stabilitetin që ka sjellë në vend fitorja në zgjedhje.  

Kryeministri Kurti e vlerësoi nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim. 

Kryetari Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës.

Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. 

U bisedua për gjendjen në ballafaqim me pandeminë COVID-19, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt.

Image
Takimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat