Familjarët e të ndjerit Agonis Tetaj sot janë kthyer në sallën e gjykimit ku po vazhdon procesi gjyqësor për vrasjen e djalit të tyre.
Kjo pasi tash është caktuar një prokuror i ri që do të e mbrojë aktakuzën për vrasjen e Agonis Tetaj.
Prokurori i ri Isuf Sadiku sot në seancë gjyqësore tha se Prokuroria mbetet pranë aktakuzës fillestare për vrasje të rëndë në rastin e Agonis Tetajt.
Këtë kërkesë ai e arsyetoi me kërkesën urgjente për rihapje të shqyrtimit gjyqësor duke elaboruar edhe vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Kujtojmë se prokurori paraprak në këtë rast, Agron Uka e kishte ricilësuar vrasjen e Agonis Tetajt nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.