Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar që të ndalohen udhëtimet nga vendet ku janë shfaqur variante të reja me koronavirus.
Ai i ka kërkuar ministrave që të votojnë këtë projekt-propozim, që udhëtarët që vijnë nga Brazili, India dhe Afrika të mos lejohen që të hyjnë në Kosovë.
“Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.
Shtetasit që vijnë nga këto shtete duhet të karantinohen në shtëpitë dhe në vendbanimet e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë.
Kjo nuk vlen për shtetasit e Kosovës që qëndrojnë transit në këto shtete për 48 orë”, ka thënë Vitia.