Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka qenë cak i sulmeve dhe kritikave të mëdha, ditëve të fundit.
Madje, disa deputetë të opozitës e kanë cilësuar edhe si pro serbe.
Ndaj këtyre akuzave, ka reaguar edhe analisti nga Shqipëria, Çim Peka, i cili tha se duhet t’iu vije turp atyre që e cilësojnë Gërvallën si pro serbe.
“Donika është vajza e Jusuf Gërvallës. Për ju që po e sulmoni si Pro serbe. Turp!”, shkroi Peka në Facebook, përcjell “Bota sot”.