Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti ambasadorin e Zvicrës Thomas Kolly dhe zëvendësdrejtorin e Zyrës Zvicerane për Zhvillim, Laurent Torche.
Ambasadori Thomas Kolly e vlerësoi lartë menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri Vitia falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga Zvicra, me theks të veçantë në institucionet shëndetësore për të gjithë ndihmën e ofruar nga ky shtet.
Poashtu ministri njoftoi ambasadorin për proceset e sigurimit të vaksinave dhe përgatitjen e administrimit për të arritur të vaksinohet 60% e popullatës.