Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka treguar se pas arrestimit, Policia e Kosovës i dënoi edhe me nga 400 euro gjobë.
Ai tha se policia poashtu hodhi edhe sprej mbi ta.
“Unë shpëtova prej sprejit kësaj here por jo nga prangat. Na ka ra shpesh mu përball me sprej. Sot ka qenë totalisht i panevojshëm spreji. Aksioni ishte i qetë.
Në fund përfunduan pesë persona me kundërvajtje prej 400 euro. Të pestit. Ky dënim mundet me u shqiptu edhe pa na marr në polici. Është totalisht e çuditshme dhe nuk e di se çka mundet me qenë tjetër përveç urrejtje ndaj subjektit”, ka thënë Nushi.