Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Hoti ka bërë një veprim që duhet jetë shembull për t’u ndjekur.
Ai ka hequr dorë nga të gjitha privilegjet që i takojnë dhe nga paga në veçanti.
Këtë njoftim e bëri ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, e që erdhi pas një takimi me sekretarin e Kuvendit.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë:
Në takim me sekretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Ismet Krasniqi e njoftova që si ish-deputet, heq dorë nga PAGA dhe gjitha privilegjet tjera që më takojn sipas ligjit.
Me këtë rast, shfrytëzova rastin që përmes sekretarit të falenderoj gjithë stafin e Kuvendit për punën dhe sjelljen korrekte.
Ishte eksperiencë e mirë. Tani, une do ti rikthehem angazhimeve të mia. Jeta është shumë e gjatë, ndoshta rrugët tona do të ribashkohen përsëri!
Deri atëherë, FALEMINDERIT DHE MIRUPAFSHIM
I juaji,
Visari