Donjet Bislimi nga PDK ka thënë se është padrejtësi për Kosovën që në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme të jetë Donika Gërvalla.
Ai ka theksuar se pse nuk i referohen me mbiemrin Gërvalla, por vetëm me atë Schwarz.
“Për mua prindi i saj Jusuf Gërvalla ka qenë ndër modelet se si duhet të punohet për kombin dhe ajo nuk e meriton mbiemrin e prindit të saj, prandaj I drejtohem me mbiemrin Schwarz.
“Nuk po bëhet fushatë e padrejtë ndaj saj. Padrejtësia e vetme është që ajo të jetë Ministre e Jashtme. Ajo e ka përzier rolin e saj”.