Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gëevalla po përballet me një fushatë fyese dhe denigruese tash e sa kohë.
Kjo fushatë kundër saj ka ardhur si pasoj e deklaratave të saj, e cila ka thënë se do ta ndihmoj Specialen.
Krahu i luftës dhe përkrahësit e tyre, tashmë janë në hall të madh me Gjykatën Speciale.
E kjo ka bërë që ta sulmojnë Donikën e cila është shprehur e gatshme të bashkëpunoj me Specialen.
Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se, halli më i madh i tyre nuk është Donika, por Gjykata Speciale.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se këtë Gjykatë nuk e solli Donika, por as nuk e votoi ajo e as LVV-ja.
Sipas tij, halli i PDK-së dhe atyre që po sulmojnë Specialen është konfiskimi i pasurisë dhe dënimi për krimet e tyre.
Postimi i plotë:
MJERIMI INTELEKTUALI PDK.
Donika Gërvalla nuk ua solli Gjykatën Speciale, ajo atë e gjeti në mesin e Juaj.
Gjykatën Speciale nuk ua solli as LVV as Albin Kurti e as Vjosa Osmani.
Gjykatën Speciale e sollët ju vetë, ua solli Hashim Thaçi, bëri presion të papresedan që kjo gjykatë te votohet,bile edhe i quante tradhtar, dhe kundër UÇK te gjitha ata qe se votojnë gjykatën.
E dihet se Gjykatën Speciale nuk e votoi Albin Kurti e as LVV, nuk e votoi as Donika Gërvalla.
Siç thuhet e ‘bajshit me shnet’, sepse e krijuat me duar e Juaja të cilat tashti po mundoheni ti pastroni duart.
Ju edhe nuk e keni hallin gjithaq te Gjykata Speciale por te përzierja ne punët e drejtësisë siç e keni bërë qe 2o vjet. Gjykata nuk i dënon ata që nuk kanë bërë krime, por vetëm fajtoret.
Nuk e di sepse bëni zhurmë rreth kësaj pune.
Dhasht Zoti që të akuzuarit të dalin te pafajshëm.
Por ju e keni hallin dikun tjetër. Ju ka ardhë puna të folni me drejtësinë se kah e morët gjithë atë pasuri milionëshe.
E keni nga fika se duhet të ia ktheni popullit pasurin të cilën ia vodhët ia morët pa ligjshëm.
Të kota i keni fushatat denigruese ndaj te tjerëve,sepse populli ju njeh si farën e kuqe i cili e dhe ua kthu shpinën, ju dënoi ashpër në zgjedhjet e fundit, do të ju dënoj edhe në ato të ardhshmet.
Më kanë Enver Hoxhaj me majtë shpi Leka i jem i kish majtë tri, thuhet në popull.