Ministria e Punëve të jashtme ka anuluar tenderin e hapur për sigurime të shëndetit në udhëtim për stafin e MPJD-së.
Njoftimi për kontratë ishte bërë në fillim të muajit mars, derisa vlera e parashikuar ishte 20 mijë euro.
Ky vendim u bë publik ditën e djeshme në faqen zyrtare të Prokurimit Publik
Arsyeja e ndërprerjes së këtij aktiviteti është fakti që asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk është i përgjegjshëm.