Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili dje tha se nuk mund të kërkojë nga një shtet i tretë garanci për mbrojtjen në liri të ish krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, pasi atje sipas Kurtit nuk po gjykohet shteti i Kosovës.
Anëtarët e këtij subjekti si përgjigje thonë se, “në Hagë po gjykohet pikërisht shteti i Kosovës”.
E, në krah të kryeministrit ka dal deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, përcjell “Bota sot”.
Ai përmes një postimi të shkurtër shprehet se është turp për ata/ato që e votuan Gjykatën Speciale, duke aluduar në deputetët e PDK-së.
Ja shkrimi i tij:
PDK: “Me Gjykatën Speciale po gjykohet shteti i Kosovës”.
Po valla! Turp për ata / ato që e votuan!
PDK: "Me Gjykaten speciale po gjykohet shteti i Kosoves". Po valla! Turp per ata / ato qe e votuan. E votuan gjykimin e Kosoves, por gjykuesit do te gjykohen. Nga historia.
Posted by Ardian Gola on Saturday, 8 Maj 2021