Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar ekspozitën për Sali Çekajn, luftëtarit të madh e intelektualit të shquar të lëvizjes për liri e pavarësi, përcjell “Bota sot”.
Abdixhiku për komandantin e Koshares thotë se ishte edhe aktivist i LDK-së; nënkryetar i Degës në Gjermani, shtytës i organizimeve thelbësore në mërgatë.
Ndërsa, përshtypje lideri i LDK-së në këtë ekspozitë t’i ketë bërë fotografia e fundit e komandantit Çekaj me familje, para nisjes për në Kosovë.
“Kishte aq gëzim tek të gjithë; tek ai, tek fëmijët e tij. Nga ajo ditë ndarëse, Sali Çekaj fitoi një familje më të madhe”, shkruan lideri i LDK-së, Lumir Abduxhiku.
Ja shkrimi i Abdixhikut:
Në ekspozitën për Sali Çekajn, luftëtarit të madh e intelektualit të shquar të lëvizjes për liri e pavarësi. Një jurist, një politikan, një oficer, një prijës i dalluar i UÇK-së. Bashkëluftëtarët me të drejtë e quanin ‘Veteran’ - sepse ishte ndër të parët e të rrallët. Sali Çekaj, ishte edhe aktivist i LDK-së; nënkryetar i Degës në Gjermani, shtytës i organizimeve thelbësore në mërgatë.
Ekspozita në Muzeun e Kosovës i pasqyron dy anët e tij - të një intelektuali të rrallë e luftëtari trim; nga ditët e para të aktivizmit poltiik e deri tek e përjetshmja, e rënies së tij. Më la përshtypje fotografia e fundit me familje, para nisjes për në Kosovë. Kishte aq gëzim tek të gjithë; tek ai, tek fëmijët e tij. Nga ajo ditë ndarëse, Sali Çekaj fitoi një familje më të madhe.
Në ekspozitën për Sali Çekajn, luftëtarit të madh e intelektualit të shquar të lëvizjes për liri e pavarësi. Një jurist,...
Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, 8 Maj 2021