Publicisti dhe gazetari Emin Azemi, përmes një postimi në Facebook, thotë se, në fushatat elektorate në Kosovë, kishte akuza drejt oponentëve për vrasjet e pasluftës në mes LDK-së dhe partive të dala nga lufta PKD, AAK.
Ai shkruan se, në këto akuza përmendeshin emrat e viktimave dhe vrasësve.
Pas kësaj, ai thotë se çuditërisht përsëri bëheshin bashkë si hienat për të kafshuar pasuritë kombëtare.
Ai tutje shkruar se, enigma e gjithë kësaj qëndron se PDK tash kanë zgjedhur si tabelë qitjeje Donika Gërvallën.
Mirë, ai çuditet se pse Isa Mustafën e pranonte kryeministër PDK-ja, ndërkohë shkonte në EULEX dhe raportonte për vrasjen e pasluftës të zyrtarëve të LDK-së.
Postimi i plotë:
Në fushatat elektorale të viteve të shkuara ishin shndërruar në sport kombëtar akuzat drejtuar oponentëve për vrasjet e pasluftës dhe këtu kryesisht kryqëzoheshin shtizat në mes të LDK-së dhe dy partive të dala nga lufta – PDK-së deh AAK-së.
Në këto akuza përmendeshin emrat e viktimave por edhe të vrasësve, por çuditërisht posa mbaronin zgjedhjet këto parti sërish bëheshin bashkë si hienat për të kafshuar sa më shumë pasuritë kombëtare të Kosovës.
Ku qëndron enigma e kësaj qasjeje selektive të eksponentëve të PDK-së....pse ata kanë zgjedhur tabelë qitjeje pikërisht Donika Gërvallën?!
Pse PDK pranonte Isa Mustafën kryeministër, ndërkohë që ai shkonte në Eulex dhe raportonte për vrasjet e pasluftës të përfaqësuesve të shquar të LDK-së?!