Analisti politik, Nexhat Haziri në një shkrim në rrjetin e tij social Facebook, ka përmendur një listë me emra të personaliteteve politike të LDK-së, që ishin urdhëruar për tu vrarë.
Haziri tha se këtë listë e kishte përmendur ish-luftëtari i UÇK-së Qerim Kelmendi, i cili vetëm pak kohë më pas u vra. Analisti tregoi edhe arsyet e motivet e kësaj vrasje.
“Motivet e vrasjes së tij janë pikërisht deklaratat e bëra nga ai kohë më parë lidhur me ekzistimin kësaj “Liste”. Pastaj emri i Qerim Kelmendit po ashtu është ndërlidhur edhe me vrasjet e tjera në rajonin e Pejës, sidomos me vrasjen e deputetit dhe ish-komandantit të UCK-së në Zonën e Rugovës, Smajl Hajdaraj", shkroi Nexhat Haziri në Facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Kur jemi të vrasjet ! (IV)
Ka ekzistuar një listë me emra të personaliteteve politike, siç ishte emir ish-presidentit Rugova dhe shumë të tjerëve nga radhët e LDK-së, për tu vrarë nga UÇK -ja.
Këtë e patë deklaruar publikisht ish-luftëtari i UÇK-së Qerim Kelmendi, për të cilen prokuroria e shtetit asnjëherë nuk e kishte marrë mundin për ta kontaktuar Kelmendin. Ky i fundit u vra në shkurt të vitit 2020 në Zahaq të Komunës së Pejës, trupi i të cilit më pas edhe është djegur.
Motivet e vrasjes së tij janë pikërisht deklaratat e bëra nga ai kohë më parë lidhur me ekzistimin kësaj “Liste”. Pastaj Emri i Qerim Kelmendit po ashtu është ndërlidhur edhe me vrasjet e tjera në rajonin e Pejës, sidomos me vrasjen e deputetit dhe ish-komandantit të UÇK-së në Zonën e Rugovës, Smajl Hajdaraj.
Kelmendi ishte target edhe i Gjykatës Speciale dhe duke marrë parasysh të gjithë këto, natyrisht se është parë si rrezik për ish-shokët e tij të cilët ishin dhe janë në llupën e drejtësisë së kësaj Gjykate. Vrasja e Qerim Kelmendit, autorët e së cilës janë akoma të panjohur, është vrasje brenda llojit politik dhe ideologjik, dhe që lidhet drejtpërsëdrejti me Gjykatën Speciale, për vrasjet gjatë dhe pasluftës në Kosovë.
KOHA PËR DREJTËSI ! (n.h)