Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar Ekrem Rexhën, me rastin e 21-vjetorit të vdekjes së tij.
Osmani ka thënë se Rexha ka qenë luftëtar i devotshëm i UÇK-së që lirinë e ka kuptuar si themel i shtetit.
Ajo ka thënë se komandant Drini është shëndrruar në modelin e njeriut që luftën për atdhe e ka bërë për të mirën e përgjithshme.
“Komandant Drini (Ekrem Rexha), ishte luftëtari i devotshëm i UÇK-së dhe çlirimtari me integritet, i cili lirinë e kuptoi si themelin e shtetit. Ai sa bëri në luftë, bëri në paqe, duke u shndërruar në modelin e njeriut që luftën për atdhe e bëri për të mirën e përgjithshme. Në 21-vjetorin e vrasjes, kur drejtësia ende nuk është vënë në vend, ne e kujtojmë me përulje njeriun që la vepra, të cilat do jenë udhërrëfyese dhe shembëlltyrë se si luftohet dhe si ndërtohet paqja e shteti. Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!”, ka shkruar Osmani në Facebook.