Sot janë bërë 21 vite nga vrasja e Ekrem Rexhës, i njohur si “Komandant Drini”.
Me këtë rast, atë e ka përkujtuar djali i tij, Ekremi, i cili lindi dy muaj e gjysmë pas vrasjes së babait, përcjell Bota sot.
Ekremi ka thënë se edhe pse nuk e ka parë asnjëherë babain e tij, atë e ka ëngjëll mbrojtës në zemrën e tij.
Reagimi i Ekrem Rexhës në Facebook:
Po kujtoj diçka që veç në fotografi e kam pa.
21 vite pa një trëndafil në kopshtin e quajtur Kosovë, pa një zë mashkulli në shtëpinë time që e quaj zemër, përkrahja jote më është nevojitur më shumë se kurrë, por e di që nga ti kam përkrahje spirituale edhe pse kurrë nuk të pashë.
Faleminderit që dikur ekzistove e mbetesh prezent në zemrën time engjëlli im mbrojtës.