Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu - Hyseni ka ngushëlluar familjen Haliti e cila humbi tre anëtarë të familjes gjatë qëndrimit në Shqipëri.
Ajo po ashtu ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti tragjik.
Viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi më saktësisht nga kërpudhat që ata i kishin marrë në një mal në Gjirin e Lalëzit gjatë kohës sa po qëndronin në Shqipëri.
Po ashtu bëhet e ditur se rasti tragjik i vdekjes së tre anëtarëve ka ndodhur në fillim të kësaj jave.
Postimi i plotë
Një tragjedi e rëndë vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Tragjedi kjo që sonte tronditi gjithë Gjilanin.
Me lejoni të shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për familjen Haliti për humbjen e tyre të trefishtë.
Le të zbardhet sa më parë rasti nga autoritetet përkatëse.