Familja tre anëtarëshe nga Gjilani kishin shkuar tek shtëpia e tyre në Gjirin e Lalëzit tash gjashtë javë. Çifti pos shtëpisë kishin edhe shtetësi shqiptare, mëson media, gjatë vizitës tek familja Haliti në Gjilan.
Nëna Ylfete Haliti 78 vjet, djali Afrimi 56 dhe gruaja e tij Ferdinazja 56 vjeç kishin dal në pyll me 4 maj në orën 15.00, ku edhe dyshohet se janë helmuar.
Ata më pas janë kthyer tek shtëpia e më pas kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qëndrën shëndetësore Manëz, por është sheqtësuese se atyre nuk i është ofruar ndihma adekuate nga ekipi mjekësor.
Pacientët nuk janë trajtuar me terapi si duhet nga ekipi mjekësor, derisa janë kthyer në shtëpi ku i është përkeqësuar gjendja dhe kanë vdekur kryefamiljarja, pastaj djali dhe reja.
Anëtarët e familjes Haliti, thanë se po ti jepej ndihma e duhur, tre familjarët do të ishin të gjallë.
Trupat e pajetë të të moshuarës Ylfetes dhe djalit Afrimit, të cilët kanë vdekur të premten janë sjell, derisa trupi i Ferdinazes, e cila ka vdekur dje është duke u sjellur.
Varrimi i famlijes tre anëtarëshe pritet të bëhet pasditen e së dielëd.
Derisa edhe pse ishte mesnatë, familjarë jo të paktë po vazhdonin të ngushëllonin njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz.
Kjo pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.