Flet një nga zyrtarët e klubit që u gjuajt me plumba në veri

Aktuale

Flet një nga zyrtarët e klubit që u gjuajt me plumba në veri

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Një grup qytetarësh të Kosovës prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e ecjes, pasi në zonën e Zubin Potokut kanë hasur në dy persona të panjohur, të cilët kanë shtënë me armë zjarri.

Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi.

“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha ai.

I pyetur nëse rastin e kanë raportuar në polici, ai tha se rastin e kanë lajmëru në policinë e Zubin Potokut, dhe policia atje paraprakisht kanë qenë të njoftuar me email për ecjen e grupit në atë zonë.

“Incidenti ka ndodhur diku rreth 30 metra largësi, grupi vazhdon me ecë”.

Policia Rajonale të Mitrovicës dhe Prokuroria kanë thënë se nuk kanë informacione për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat