Grupi prej 50 shqiptarëve që dolën për të ecur nëpër zonën e Zubin Potokut janë lajmëruar pasi u raportua se në afërsi të tyre serbët lokalë shkrepën me armë. Ata thonë se janë mirë dhe të sigurt.
Nga “Kosovo Mountain Club” thanë se ecja ka qenë e parlajmëruar në institucionet përkatëse.
“Të gjithë jemi mirë dhe të sigurt pas incidentit që ndodhi. Tani po vazhdojmë ecjen në Shalë të Bajgorës.
Ecja sot ka qenë e lajmëruar në institucionin përkates. Ju faleminderit që treguat shqetësim dhe kujdes”, thuhet në postimin e këtij grupi bjeshkëtarësh në Facebook.