Gjatë ditës së djeshme kanë vdekur tre qytetarë nga Gjilani në Shqipëri, pasi të njëjtit dyshohet se janë helmuar me ushqim.
Me këtë rast ngushëllime familjes i ka shprehur kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
“Foto e fundit e familjes Haliti nga Gjilani që vetëm pak orë më vonë do të vdiste nga helmimi.
Një ngjarje shumë tragjike që ka prekur çdo familje shqiptare. Ngushëllimet e mia më të sinqerta!”, shkroi ai në Facebook.