Një grupi prej mbi 50 personave nga “Kosovo Mountain Club” të cilët për sot kishin planifikuar ecjen në malet e Zubin Potokut, iu ndërpre në gjysmë ky udhëtim pas një incidenti që u ndodhi.
Dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre, duke bërë që ky grup të ktheheshin mbrapa.
Në lidhje me këtë rast, ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan “Bota sot”.
Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka dënuar sulmin e armatosur, gjersa ka ftuar organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal.
Ja shkrimi i Osmanit:
Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut.
Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës.
Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë.
Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i...
Posted by Vjosa Osmani on E diel, 9 Maj 2021