Analisti politik, Nexhat Haziri, ka reaguar pasi së fundi kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, është bërë tabelë qitjeje nga opozita.
Haziri në profilin e tij në Facebook, i quan të pandershme fyerjet deri në kontestim të kontributit të saj dhe familjes Gërvalla në etapa të ndryshme të historisë së Kosovës.
Ja shkrimi i tij:

Nga e diela sportive jo, po politike!
Të mos pajtohesh me qëndrimet dhe veprimet politike të Donika Gervalles si kryediplomate, është shumë normale.
Madje, duke kërkuar edhe dorëheqjen e saj pa u kompleksu se është vajza e Jusuf Gërvallës. Por, fyerjet deri në kontestim të kontributit të saj dhe familjes Gërvalla në etapa të ndryshme të historisë së Kosovës për liri dhe pavarësi, kjo është e pandershme ! (n.h)
Nga e diela sportive jo, po politike ! Te mos pajtohesh me qendrimet dhe veprimet politike te Donika Gervalles si...
Posted by Nexhat Haziri on E diel, 9 Maj 2021