Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas nderimeve për Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, kanë vizituar familjen Dehari në ditëlindjen e Arbnorit i cili vdiq tragjikisht në rrethana ende të pasqaruara.
Kurti tregon se nëna Xhemile i ka dhënë për ta shfletuar albumin me fotografitë e fëmijërisë së Arbnorit.
Ja shkrimi i Kurtit:
Pas nderimeve për Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, vizituam familjen Dehari në ditëlindjen e Arbnorit i cili vdiq tragjikisht në rrethana ende të pasqaruara.
Deri në rënien e tyre heroike Iliri dhe Dr. Haziri kanë qenë punëtorë të luftës çlirimtare dhe luftëtarë që çlirimin e vendit e kishin punë të përditshme. 23 vjet pas rënies së tyre ia kujtojmë vetes si qeveri e institucione rrugën dhe sakrificën e tyre, gjithnjë për hir të së ardhmes sonë dhe të brezave që do të vijnë.
Nëna Xhemile na e dha për ta shfletuar albumin me fotografitë e fëmijërisë së Arbnorit. Babai i tij Avniu në rininë e tij dukej porsi Arbnori aktivist i VETËVENDOSJE!-s, kurse nëna Xhemile porsi vajza e saj Albana sot, motra e Arbnorit dhe Astritit!
Pas nderimeve për Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, vizituam familjen Dehari...
Posted by Albin Kurti on E diel, 9 Maj 2021