Dje në Vragoli të Fushë-Kosovës ndodhi një vrasje e rëndë.
Dyshimet e para ishin se motra e vrau motrën e saj me jastëk.
Burimet në Polici thonë se viktimës iu gjetën shenja dhune në pjesën e fytit.
Në bazë të hetimeve fillestare, siç mësohet, e vetmja e dyshuar është motra e saj, e cila besohet se e ka ngufatur motrën e më pas e ka vrarë.
Viktima është një 33-vjeçare.