Aktualisht në klinikat për COVID-19 dhe spitalet rajonale po trajtohen 410 pacientë me koronavirus. 295 të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 309 në oksigjenoterapi.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në QKUK po trajtohen 173 pacientë, 13 në gjendje të rëndë, 113 të konfirmuar pozitivë dhe 136 në oksigjenoterapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 78 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 237 pacientë, prej tyre:
14 në gjendje të rënduar
182 të konfirmuar pozitivë
173 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 36 pacientë
Spitali i Gjakovës, 43 pacientë
Spitali i Pejës, 53 pacientë
Spitali i Gjilanit, 36 pacientë
Spitali i Ferizajt, 33 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë